Armando Broja do të ndërrojë skuadër, por do të qëndrojë në Londër. Sulmuesi i Shqiperisë largohet nga Chelsea në formë huazimi te Fulham, lajmi i cili është bërë publik nga eksperti Fabrizio Romano.
Sa i takon shifrave të transferimit, Blutë e Londrës do të përfitojnë rreth 5 milionë euro për huazimin e lojtarit. 22-vjeçari vjen nga një periudhë delikate dhe tashmë në “Craven Cottage” do të ketë mundësi të tregojë veten.
Me interes të madh pritet të shihet sesi do përshtatet Broja në skemat e trajnerit portugez, Silva Marco, i cili insistonte prej ditësh për afrimin e tij. Nuk dihet nëse lojtari kuqezi do të jetë i grumbulluar për ndeshjen e datës 3 shkurt, atë ndaj Burnley për kampionat në Turf Moor (Burnley).
Ndërkohë, sot kanë përfunduar vizitat mjekësore të Marash Kumbullës me Sassuolo-n. Ashtu siç pritej, ka “tym të bardhë” mes Sassuolos dhe Romës, me palë që kanë gjetur akordin zyrtarë.
Operacioni mbyllet në bazë të një huazimi të thatë deri në fund të sezonit, me Udinese të tërhequr efektivisht nga negociatat duke pasur parasysh dështimin për të shitur Nehuen Perez te Napoli.
Mëngjesin e së enjtes futbollisti shqiptar i lindur në vitin 2000 ka firmosur kontratën me Sassuolo-n, atje ku gjen edhe mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.