Disa ditë më parë, rrjetet sociale u mbushën me aludime për një krizë mes çiftit të momentit në shobiz-in shqiptar, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Shkak u bë mungesa e unazës në gishtin e moderatores në disa foto.
Edhe pse ajo e sqaroi se për shkak të shtatzanisë, i ishin enjtur gishtat dhe nuk mund të mbante unazë, rrjeti “shpërtheu” në hamendësime dhe aludime, edhe pse çifti janë në “pritje të ëmbël” të një vajze.
Dilemat përfundimisht, i mbylli para pak minutave Kiara, duke publikuar dy foto ku shfaqet bashkë me Luizin, më e dashuruar dhe e lumtur se kurrë, nga momenti i nisjes së njohjes me 24 dhjetor 2022.
“E puthiiiii, po spo na le bakaluku 😂♥️ Gezuar 1 Shkurtin🌹 01.02 ✨”, shkruan Kiara në rrjetet sociale, ku publikon edhe dy foto mt Luizin e saj. 1 shkurtë është data e martesës në BB Vip të çiftit, ku Kiara i dha edhe puthjen e parë të shumë pritur.