Platforma e-Albania do të jetë përkohësisht jashtë funksionit. Njoftohet se për dy ditë, kjo platformë nuk do të mund të jetë në funksion dhe se shërbimi për qytetarët rikthehet me 4 shkurt.
“Njoftim i rëndësishëm. Në kuadër të optimizimit të shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, bëjmë me dije qytetarëve dhe bizneseve, se nga dita e premte, më datë 2 Shkurt, ora 20:00, deri ditën e dielë, më datë 4 Shkurt, ora 10:00, ato do të jenë përkohësisht jashtë funksioni. Njoftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset se me rikthimim e shërbimeve online, identifikimi në llogarinë tuaj në e-Albania në vijim do të kryhet duke vendosur përveç kredencialeve tuaja (NID/NIPT dhe fjalëkalimin), dhe kodin 6 shifror (fjalëkalim me një përdorim) që do të dërgohet në numrin tuaj të telefonit në çdo rast identifikimi apo ndryshimi të fjalëkalimit.
Verifikoni në profilin tuaj të dhënat me të cilat rezultoni të regjistruar dhe përditësoni në rast se është e nevojshme tek rubrika “Hapësira ime” në seksionin “Ndrysho të dhënat e llogarisë”. Faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e bërë publik në e-Albania.