Pas qytetit, ka nisur përmirësimi i sinjalistikës rrugore edhe në njësitë administrative të Bashkisë së Shkodrës. Një element i thjeshtë në pamje të parë, por me impakt të rëndësishëm, sidomos lidhur me sigurinë rrugore të qytetarëve.
Puna është përqendruar në Njësinë Administrative Berdicë, konkretisht në fshatin Trush, me një pupullsi të madhe por edhe me lëvizshmëri të konsiderueshme të mjeteve dhe të banorëve të të gjitha moshave.
“Në fshatin Trush të Njësisë Bërdicë ka përfunduar vendosja e sinjalistikës horizontale dhe vertikale të rrugës. Në këtë mënyrë rritet siguria për përdoruesit e rrugës.”, shkruan në rrjetet sociale kryebashkiaku Benet Beci, duke publikuar edhe një video.