Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti është regjistruar pak minuta me pare.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhabije” në hyrje të qytetit. Nga ngjarja mbeti i plagosur shtetasi, Selami Brahimi, i cili është transportuar në drejtim të spitalit jashtë rrezikut për jetën.
Ai ndodhej në një mjet tip “Citroen” në momentin që është qëlluar.
LEXONI EDHE: VIDEO – “Janë marrë kamerat e sigurisë”, plagosja në Xhabiej, flet drejtori i policisë Shkodër: Do pyetet i plagosuri
Shkodër /Informacion paraprak
Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit Selami Brahimi,(e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi Selami Brahimi.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.