Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në në lagjen Nr. 13, në Durrës.
Mësohet se në zonë e njohur si sektori Iliria, treni i skrapit i linjës Durrës–Elbasan, me mashinist M.K, vjeç 61, banues në Durrës, është përplasur me mjetin e policisë.
Nga përplasja janë dëmtuar tre punonjës policie, dy prej të cilëve pas mjekimit të marrë në spital janë larguar për në banesë , E.J. dhe S.D. ndërsa Sh.P. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
FACT CHECK: ShkodraWeb synon t'ju informojë në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Nëse ju konstatoni se ka ndonjë pasaktësi të mundshme, jeni të lutur të na e raportoni këtu