Ujësjellësi i Njësisë Administrative Kastrat në Malësinë e Madhe, është ndërtuar pa cilësi. Kritikat kanë ardhur nga këshilltarë të Kastratit, të cilët adresuan kritika të forta për investimin me vlerë rreth 4 milion euro.
Sipas tyre, pavarësisht fondit kolosal të investuar, sot nuk ka ujë në Kastrat. Këshilltarët kanë thënë se kompania kontraktuese “Nika”, ka punuar pa cilësi, madje ka dëmtuar rrugët duke mos i rikthyer në gjendjen e mëparshme. Po ashtu, disa fshatra të Kastratit janë lënë jashtë përfshirjes në projekt.
Disa këshilltarë kanë kërkuar thirrjen e drejtuesve të kompanisë “Nika” për të raportuar, ndërsa është kërkuar edhe verifikimi i kontratës që kjo kompani ka me bashkinë Malësi e Madhe për realizimin e projektit.