20 Shkurti është dita në të cilën të gjithë demokratët do ti tregojnë kësaj qeverie të mbushur nga skandalet se kush është shumica e vertetë. Ky ka qënë mesazhi që ka përcjellë në një takim me banorët e Postribës, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë Bardh Spahia. Ai është takuar me banorë të zonës ku ka denoncuar sërish vjedhjen që u bë nga bandat në zgjedhjet e 14 Majit në Shkodër, por ka rënditur edhe aferat korruptive tashmë të qarta edhe në sytë e ndërkombëtarëve të qeverisë Rama, mes të cilave edhe skandalin McGonigal.
Nga ana tjetër Spahia është ndalur tek roli i Postribës në lëvizjen antikomuniste si e para zonë që nuk pranoi terrorin komunist, e sot është sërish e para në mbështetje të opoziës së bashkuar. Ai preku edhe plagën e trishtë të shpopullimit të Shqipërisë e në mënyrë të veçantë të Shkodrës, ku shkaktare kryesore është kjo qeveri u shpreh Spahia.
Të pranishëm ne këtë takim përveç zotit Spahia kanë qënë edhe anëtarë të këshillit bashkiak të Shkodrës, drejtues të PD në zonë si dhe banorë e simpatizantë të cilët kanë garantuar mbështetjen maskimale për protestën e 20 Shkurtit në Tiranë.