Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Ka nisur puna për rikualifikimin e bllokut të pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” me fondet e bashkisë Shkodër.
Fillimisht po bëhet lirimi i hapësirave publike nga IMT dhe Policia Bashkiake, për të nisur më pas me transformimin e plotë të këtij blloku banimi, punimet për të cilin pritet të zgjasin rreth 6 muaj. Një falenderim për banorët e zonës që kryen vullnetarisht lirimin e hapësirave të zëna në vite.