I dyzuar mes gotës plot e gotës bosh rrekem të ndaj ndjesitë, përshtypjet dhe pritshmëritë ndaj sheshit që për nga pjesmarrja më përmalloi e më ktheu kohëve të “mira” kur bashkërisht shpresonim e luftonim, mëndjembushur se kemi forcën për ndryshim, më pas buçitën statuset në rrjetet sociale, aty pashë si “prishet një gëzim” apo si “përvetësohet një dëshpërim”…
Dëshpërimisht disa u munduan të zbehnin madhështinë e një sheshi plot, ca të tjerë në delirin e vetkënaqësisë përpiqeshin ti vishnin vetes e një bashkimi të pavlerë (në këndvështrimin tim) suksesin e sheshit plot…
Sa vlerë ka për bazën bashkimi e treguan thirrjet e turmës kur Gazmend Bardhi mori fjalën, sheshi oshëtiu Berisha- Berisha, sinjal kumbues ky, tregues i qartë se baza nuk e do biles e urren dyfytyrësinë, nga ana tjetër do ishte në nderin e PD zyrtare që mos të rrekej ta zbehte pjesmarrjen por ti jepte jehonë asaj dhe dëshpërimit të njerëzve që mbushën bulevardin, pavarësisht ndarjeve të kupolave drejtuese dhe pse parimore mund të jenë ato, protestuesit ngelen pjesa më e shëndoshë opozitare dhe e vemja forcë që mund të japi pushtetin në një të ardhme.
E tek dua të mbyll rrëfimin, në mëndje më vijnë vargjet e Dritēroit:
Tek pi duhan mes tymit flas menduar
Sikur me shekuj rron një fis i marrë
Përjetësiasht në urrejtje i bashkuar
Çuditërisht në dashuri i ndarë /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/