Pas himnit të karnavaleve, një kolonë muzikore e kompozuar nga Zef Çoba, tashmë edhe një këngë për këtë event që nis nesër në Shkodër. Kënga është prezantuar në rrjete sociale nga kryebashkiaku Benet Beci.
“Karnavalet frymëzojnë, ngacmojnë, argëtojnë. Jo vetëm një marsh i krijuar enkas…tashmë edhe një këngë, dhuratë për të gjitha ata, që në Shkodër gjejnë shpirtin e festës!”, shkruan Beci.
Pas këngës “Si ke ndjeh” që u prezantua para zgjedhjeve të 14 maj 2023 nga Beci, kjo ësht kënga e dytë, e cila vjen si dhuratë për Shkodrën, këtë herë për eventin e karnavaleve.