Nata e parë e karnavaleve në Shkodër, ka kulmuar me një spektakël të veçantë. Ndërtesa e bashkisë është veshur me drita dhe ngjyra të shumta, në përshtatje me atmosferën e kësaj feste.
Ndezja e projektorëve ka nisur në orën 19.00 ku qindra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së kryebashkiakut Benet Beci për të shijuar një atmosferë, e cila gjallëroi edhe rrugët e qytetit pas përfundimit të spektaklit të dritave.
Në vijim, sheshi para bashkisë ka ushtuar nga tingujt muzikorë, ndërsa rrugët pedonale dhe lokalet në dy anët e tyre, kanë gjalluar nga shkodranë të të gjitha moshave.
Karnavalet do të zgjasin 3 ditë, për të kulmuar pasditen e të dielës me djegien e dordolecit, përsonifikim i veseve, fenomeneve negative dhe të këqijave të përbashkëta.