Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale të herëpasherëshme kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët që prej orëve të para të 24-orëshit në pjesën më te madhe të territorit. Pas orëve të mesditës në ekstremet veri –jug reshjet pritet të jenë me intensitet deri në mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera herës me shkarkesa elektrike.
Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore për shkak të reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era bëhët intensive dhe hera-herës shfaqet problematike me shpejtësi 12-16m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: