Fitorja me Dinamon, një rival direkt, ka sjellë një atmosferë tejet pozitive te skuadra e Vllaznisë.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se pas triumfit kundër bluve, presidenti Alban Xhaferi, ka akorduar një premio prej 10 milionë lekësh të vjetra, e cila shkon për lojtarët dhe stafin teknik.
Kjo shumë është një nxitje e madhe për lojtarët dhe stafin, që të bëjnë më të mirën në sfidën e radhës kundër Tiranës, e cila do të luhet të shtunën në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Edhe për “Klasiken”, pritet të ketë një premio për lojtarët kuqeblu.