Drejtuesja politike e PS në Shkodër Elisa Spiropali, njëkohësh Ministre e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin pas një mbledhje me Asamblenë e PS Shkodër deklaroi se në Shqipëri nuk ka asnjë diskutim për zgjedhje të parakohshme. Në mbledhjen e Asamblesë të PS Shkodër e zhvilluar në mjediset e Kinema Millenium e sapo rikonstruktuar, i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë Benet Beci, deputetët Edona Bilali dhe Frrok Gjini, Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni dhe drejtues e përfaqësues të strukturave socialiste.
Cili ishte motivi i këtij takimi me strukturat e PS Shkodër?
Takim organizativ i PS në kuadër të gjithë procesit të shpallur nga Kryesia dhe Asambleja e PS për monitorimin e organizatës socialiste, për antarësimet e reja, për afrime në PS dhe për procesin zgjedhor që ndjek procesin e antarësimeve. Ne e konsiderojmë PS një parti të hapur dhe jemi një parti e cila duhet që të afrojë pranë saj njerëzit më të mirë, të rinj, të reja, të shkolluar, grad he ta pasurojmë e ta bëjmë më të shëndetshme PS që në bashkëpunim me strukturat tona kudo të mund t’i japim edhe strukturave të bashkisë apo iujtdo tjetër motivimin e duhur për të qenë kah progresit, për të bërë më shumë për bashkinë e Shkodrës, për të qenë më të lidhur me qeverinë qëndrore, patjetër për të qenë edhe më kritike për të synuar drejt meritokracisë, drejt vlerave, drejt njerëzve më të mirë,
për të hapur proceset e garave për punësimin drejt garave të drejta, drejt garave që nuk janë thjeshtë të ndikimit apo të miqësive, të partisë por të vlerave më të mira dhe vërtetë i bëjmë thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shkodrës që si në bashkinë e Shkodrës, si në institucionet e tjera ka mundësi, ka konkurse dhe gjithçka është e hapur pavarësisht bindjeve partiake sepse ne besojmë se gjithkush ka të drejtë dhe duhet padiskutim që të gjejë hapësirat e duhura në administratë dhe duhet që të rinjtë më të mirë t’i bëjmë pjesë të administratës dhe të bëjmë të mundur që të luftojmë si korrupsionin, ashtu edhe arrogancën, ashtu edhe vetëkënaqësinë, ashtu edhe abuzimin në të gjitha nivelet.
Patjetër që Shkodra e meriton këtë dhe pa dallime partiake, vetëm kështu mund të realizojmë premtimet që kemi dhënë, vetëm kështu mund të bëjmë të mundur punët e bukura të cilat i kemi premtuar, investimet që po vijnë në Shkodër si nga qeveria ashtu edhe pushteti lokal dhe vetëm njerëzit e aftë, vetëm njerëzit e zotë mund të sjellin projekte dhe mund të jenë pjesë e këtij ndryshimi që ne po synojmë për Shkodrën.
Një nga porositë e Kryeministrit është që të shtohen radhët e PS jo me antarësi fiktive dhe të jemi gati sikur zgjedhjet të mbahen brenda muajit mars, është e gatshme që PS Shkodër t’i plotësojë këto dy porosi?
Ne jemi në proces ripërtëritje, riorganizimi por padyshim që PS është sot më e shëndetshme, më e vendosur, ka një vizion të qartë, ka arritur një fitore në zgjedhjet e 2023 që është e paimagjinueshme, sigurisht edhe me mbështetjen e shoqërisë së gjërë që jo domosdoshmërisht është pjesë e PS dhe ne këtë proces do ta vijojmë. Mund t’ju jap vetëm një shifër domethënëse, procesi i PS nuk është mbyllur në gjithë Shqipërinë por Shkodra figuron sot bashkia e dytë në gjithë Republikën sa i përket antarësimeve të reja dhe ne po shpresojmë që të dalim të parët.
Ka një erë në Shqipëri për zgjedhje të parakohshme?
Nuk ka asnjë diskutim për zgjedhje të parakohshme, kur të ketë ju do jeni të informuar por deri më sot ne jemi me një mandat të plotë dhe në një mandat për të realizuar premtimet tona si qeveri dhe këtë do bëjmë.
Po ju pengon situata e krijuar në Kuvend, zgjat prej më shumë se një muaji, ka një përplasje dhe kaos, për 7 minuta miratohen projektligjet, ka një ngërç për Reformën Zgjedhore çka po shtyhen afatet sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, sa shanse ka që të ketë një dakordsi mes palëve për Reformën Zgjedhore?
Patjetër që kjo situatë nuk pëlqen jo vetëm ne por as opinionit publik dhe qytetarëve të këtij vendi nuk i pëlqen që në Kuvend të shohin zjarr, flakë, bilbila, ata duan të dëgjojnë zërin e deputetëve të zgjedhur, duan të dëgjojnë mendimet qoftë edhe kritike për projektligjet apo të tjera dhe ne urojmë shumë që çështjet që i pengojnë deputetët e PD dhe këtu nuk po i ndaj në të kujt e si por po them që të gjithë ata bashkë duhet që t’i kthehen rrugës së arsyes, duhet që të gjejnë një pikë që i bashkon, të bëjnë së pari bashkimin mes tyre sa i takon strategjive që duhet të zgjedhin si në Kuvend ashtu edhe strategjive elektorale dhe nuk mund të jetë Kuvendi zgjidhja për strategjitë e tyre radikale.
Ata kanë gjithë drejtën e tyre të protestojnë, të shkojnë në rrugë pa krye por kjo nuk është rruga e Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë është për të tjera punë dhe të gjitha opozitat kanë provuar që të radikalizohen, kanë provuar që edhe t’i djegin mandatet, edhe të braktisin Kuvendin, e kemi bërë edhe ne, e kemi braktisur për 6 muaj kur ishim në opozitë dhe ajo rrugë nuk na çoi askund. Besoj që partitë politike kanë fituar tashmë një pjekuri për të kupuar se rruga e vetme është rruga institucionale dhe rruga e kriimit të besimit tek njerëzit.
Rrezikon Reforma Zgjedhore që të dështojë?
Sigurisht që nuk rrezikon që të dështojë sepse përtej komisionit bipartiak sigurisht që po shpresojmë që të funksionojë, ne kemi rekomandimet e ODIHR të cilat janë udhërrëfyes, nuk janë vetëm ndryshime ligjore, janë edhe çështje të tjera institucionale të cilat duhen adresuar dhe jam e bindur që ne do mund t’i adresojmë përpara zgjedhjeve të ardhshme kurdo që të jenë.
Duhet 84 vota?
Patjetër që ka ndryshime ligjore që mund të duhen 84 vota në qoftëse ka ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, ka çështje të tjera të cilat mund të adresohen në mënyra të tjera por prandaj ne e kemi ngritur këtë Komision që ne të vijmë aty dhe të bëjmë propozime përmbajtësore, ne nuk e kemi ngritur Komisionin e Reformë Zgjedhore që të diskutojmë për karrigen e njërit apo të tjetrit.