Bujar Spahiu është zgjedhur sërish kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke marrë 82 nga 92 vota në total. Dy kandidatët e tjerë, ishin administratori i myftinisë së Durrësit, Eduard Shefki dhe Emir Vathaj, myfti i Beratit të cilët morën nga 3 vota.
“Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, do të ndjek parimet më të qënësishme të kësaj feje. Do veproj të drejtën me çdo kosto që mund të vij, do të konsultohem me ekspertë për çdo vendim që do të marr” tha ndër të tjera Bujar Spahiu.
Zgjedhjet u zhvilluan mes protestave, pasi ka pretendime se është shkelur statuti, janë shantazhuar hoxhallarët dhe është uzurpuar KMSH nga organizata Gylen.
Sipas burimeve, ditën e djeshme (1 mars) Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, ka lënë postin e tij dhe është bërë nën/kryetar i KMSH. Ndërsa vendin e tij e ka zënë Gazment Teqja