Gjashtë ndeshje radhazi pa fitore në kampionat duket se po sjellin largimin e Mirel Josës nga pankina e Laçit.
Disfata e fundit me Skënderbeun dhe pozicioni i kurbinasve në tabelën e renditjes duket se janë arsyet e këtij vendimi, teksa menjëherë po flitet për një emër të ri.
Bëhet fjalë për Armando Cungun, i cili e ka drejtuar dhe më parë Laçin në vitet 2014-2015 dhe 2019-2020.
Ish-futbollisti shkodran është kandidati numër një për të marrë drejtimin e kurbinasve, në rast se Josa do t’i japë lamtumirën Laçit.