Pas bashkimit Berisha- Bardhi, PD Rithemelimi do të përfshihet në ndryshime strukturore të organeve drejtuese aktuale, për ti hapur vend emrave që iu bashkuan kësaj pjese demokrate.
Do të jetë Kryesoa aktuale që do të shqyrtojë e propozojë ndryshimet, madje edhe ne Statut, duke nisur nga kjo e hënë. Vetë ky organ pritet të zgjerohet por pasi Këshilli Kombëtar të miratojë ndryshimet e duhura.
Me të tjerave, Gazment Bardhi do të zyrtarizohet si kryetar i grupit parlamentar, duke marrë edhe postin e nënkryetarit të PD Rithelimi. Ndryshimet do të prekin edhe drejtuesit politikë në qarqe.
Ndër emrat e përfolur si një rikthim në këtë pozicion, është deputeti Helidon Bushati, i cili pritet të jetë drejtues i qarkut Shkodër, madje edhe anëtar Kryesie në Tiranë. Në zgjedhjet e 2021 ai e kishte këtë pozicion, ndërsa pritet të jetë edhe kandidat i listës së deputeteve në 2025 në një vend të sigurtë. Gjatë periudhës nga shtator 2021 deri para pak javëve, ka qendruar “në hije”, ndërsa gjatë turit Noka- Bardhi në Shkodër, ishte krah tyre.