Shtetasja në foto quhet Hyrije Çikopano, me të cilën familjarët kanë 4 muaj që kanë humbur kontaktet. Mësohet se 66-vjeçarja është larguar nga banesa në datë 15.11.2023 dhe akoma nuk është kthyer!
Në momentin që ka humbur, ka qenë duke blerë ilaçet në farmaci me bashkëshortin e saj. Familjarët kontaktuan mediat dhe deklaruan se prej 4 muajsh nuk kanë asnjë informacion për 66-vjeçaren e cila vuan edhe nga diabeti.
Familja ka bërë denoncim në polici, e cila ka nisur kërkimet në terren. Prej 4 muajsh ende nuk ka asnjë informacion për 66-vjeçaren dhe nuk dihet vendndodhja e saj.