Shkruan në facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Sot Parlamenti i Malit të Zi do të miratojë Ligjin për miratimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.
Ky miratim i hap rrugë tashmë nisjes së punimeve për ndërtimin e urës që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, në Pulaj të Velipojës. Ura e re do të ketë një ndikim pozitiv mbi zhvillimin ekonomik dhe turistik për zonën e të gjithë rajonin. Shkodra është vendi i urave të bashkëpunimit rajonal.