Sot paradite (2 mars 2024), zbulova një dokument shumë të randësishëm për figurën e Luigj Gurakuqit. E kam gjetë në një dosje të ish Muzeut Historik Shkodër. Origjinali frengjisht, i konceptuem e shkruem nga Luigj Gurakuqi, na kishte përfundue në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të R.P.Sh., viti 1957!!!
Luigj Gurakuqi, “Sekretar i Përgjthshëm i Asamblesë Nacionale Shqiptare, çpall Indipendencën” …etj.
Pra, ndryshe nga ngurrimet e luhatjet e Ismail Qemalit, kemi këtë version të ri ku Luigj Gurakuqi, plotëson 100% seriozitetin dhe lajmin. Pse dhe me çfarë arësye përfundoi origjinali frengjisht te MPB e R.P.SH., v. 1957?!
Ekziston apo e zhdukën, e përpiu dheu?! Si ka qëndruar si gacë e mblueme nën hî ne Arkivin e M.H.Sh.?! Ne e hedhim këtë çështje për diskutim dhe s’kjarimi i autenticitetit do ta ndryshonte njohurinë si e kishim ditur deri më sot. /Nga studiuesi Agron LUKA, dërguar për botim në ShkodraWeb/
TEKSTI I DOKUMENTIT
28/11/1912
Abambleja Kombëtare e përbërë nga delegatët e të gjithë visevet shqiptare pa dallim feje, bmledhur sot në Vlorë, çpalli pavarsinë e Shqipërisë, ngrehi qeverinë e përkohshme duke pasur për kryetar Ismail Qemal Bejnë.
Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë
Luigj Gurakuqi