Deputetja e Shkodrës Emilia Koliqi, në një intervistë për mediat para selisë së seancave plenare të Kuvendit, ka folur për situatën e vështirë ekonomike në vend. Ajo ka nënvizuar se janë 576 576 mijë individë që jetojnë në kufirin e varfërisë me më pak se 620 lekë në ditë.
Deputetja e opozitës i ka këkuar qeverisë të përcaktorjë minimumin jetij, të përmbushë detyrimet që ka për zhvillimin e qendrueshëm, mes të cilave zhdukjen e varfërisë në të gjitha format e saj.
“Mungesa e përcaktimit të minimumi jetik, bën që Shqipëria të jetë një nga ato vende që nuk garanton apo nuk siguron në mënyrë efektive burimet bazë të jetesës së qytetarëve.
Nga anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, janë 576 mijë individë që jetojnë në kufirin e varfërisë me më pak se 620 lekë në ditë.
Janë pensionistë, 65 mijë gra të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, persona me aftësi të kufizuar, invalidë, persona që trajtohen me pagesë papunësie.
Caktimi i minimumit jetik është një detyrim i qeverisë për të hartuar politikat për arritjen e objektivit të parë për zhvillim të qëndrueshëm, zhdukja e varfërisë në të gjitha format e saj.
Është detyrim i qeverisë t’u sigurojë familjeve një jetesë dinjitoze, shëndet i mirë dhe mirëqënie si faktor i zhvillimit ekonomik e social.”, ka thënë deputetja e Shkodrës Emilia Koliqi.