Kryeministri Rama mbledh këtë të shtunë në Shkodër kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët në një takim të përbashkët mes tyre. Ndërkohë është bërë e njohur agjenda e punimeve, të cilat do të nisin në 09:30 minuta me pritjen pjesëmarrjes dhe që do të zgjasë deri në orën 10:00.
Nga ora 10:00 deri në 10:30 do të jetë kryeministri Edi Rama ai që do të mbajë fjalën hapëse, për të vijuar më pas me fjalën e ministrit për Shtetin dhe Pushtetin vendor Arbjan Mazniku. Ku i fundit do të flasë për rreth një orë për analizat financiare, projektet e BE-së, burimet njerëzore dhe shërbimet që ofrohen nga pushteti vendore.
Pas fjalës së Maznikut, pjesëmarrësit do të kenë 30 minuta pushim për një kafe, nga ora 11:30-12:00.
Më pas, Arbjan Mazniku do të bëjë prezantimin për tryezën e diskutimit.
Nga ora 12:10 deri në orën 13:30 është parashikuar në agjendë 9 tryeza të hapura bashkëbisedimi me anëtarë të qeverisë, kryetarët e bashkive, drejtues të agjencive. Në fokus të diskutimeve do të jenë tema të ndryshme duke nisur që nga shëndetësia, arsimi, bujqësia, siguria, financat e deri tek infrastruktura, pronat dhe burimet njerëzore.
Nga ora 13:30-14:00 do të ketë rotacion të tryezave, ku anëtarë të qeverisë dhe kryetarët e bashkive do të japin informacione nga tryezat ku ata nuk kanë marrë pjesë.
Pas këtyre diskutimeve, nga ora 14:00-15:00 pjesëmarrësit do të kenë një orë pushim për të konsumuar drekën, për të vijuar më pas sërish punimet me fjalën e ministrit të Pushtetit Vendor, me propozime për të zgjidhur problematikat që jana hasur në disa bashki të vendit.
16:30-17:00 do të ketë një ndërprerje të shkurtër për kafe dhe për të rinisur punimet me nxjerrjen e përfundimeve të mbledhjes, detyrat e përcaktuara dhe ndjekja e tyre. Këto përfundime do të raportohen nga anëtarët e qeverisë dhe kryetarët e bashkive.