Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. Q., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër-Kryebushat”, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident, shtetasin E. D., 37 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasen M. K., 40 vjeçe, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Hot-Shkodër”, automjeti që drejtonte 40-vjeçarja, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi L. V., 53 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë 40-vjeçarja dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ajo.
-shtetasin E. B., 63 vjeç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër-Oblikë”, motomjeti që drejtonte 63-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja I. L., 36 vjeçe. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 63-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. H., 28 vjeçe, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në afërsi të banesës së saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. U., 38 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, shtetasi A. U., 40 vjeç, banues në Koplik, se kjo shtetase ka marrë në mënyrë të padrejtë, djalin e tyre 12 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër po punojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të një shtetasi që më datë 06.03.2024, ka paguar në një lokal, me një kartëmonedhë false.