Vllaznia do te luaje neser ne Korçe ndaj Skenderbeut dhe padyshim qe objektivi i saj eshte per te marre nje tjeter rezultat pozitiv dhe per te vijuar rrugen e saj te pretendimeve. Trajneri Qatip Osmani e ka te qarte se do te jete nje perballje e forte, megjithate deklaron se skuadra e tij eshte e pergatitur per t’u ndeshur me nje kundershtar shume te forte.
Ne nje prononcim te dhene per mediat para nisjes per ne Korçe, numri 1 i pankines shkodrane eshte shprehur: “Per ne çdo ndeshje eshte e rendesishme, veçanerisht kjo e rradhes, por mendoj se jemi te gatshem per te synuar marrjen e nje tjeter rezultati pozitiv.
Skenderbeu eshte nje nder skuadrat qe luan futboll te bukur, por ne i kemi marre masat tona dhe udhetojme per ne Korçe me plot optimizem. E dime se pas çdo ndeshje, çdo kundershtar i rradhes flet dhe shprehet se deshiron ta ndale Vllaznine.
Megjithate ne nuk ngarkohemi psikologjikisht nga kjo gje dhe shohim perpara. Ne kemi nje ekip te shendoshe, nje ekip kompakt i cili ne te dy fazat e lojes luan shume mire, prandaj dhe do te bejme çmos qe ta vazhdojme kete seri rezultatesh pozitive”.