Të bëhesh i ndjeshëm ndaj kolegut, ka logjikë, sepse duke i dalë në krahë të ngjashmit, në një llojë mënyre ke dalë edhe për veten tënde. Po kur të ngjashmëve tuaj, ju vunë prangat dhe u plasën nëpër biruca si të ishin kriminelë e banditë, si fare! Zero ndjeshmëri?!
U prish Teatri kombëtar, tempull i artit, u rrasën në birruca pa asnjë faj njerëz dhe kolegë tuaj! Asnjë peticion ose të paktën telefonatë “o Ner, a je mirë”?! U lebetit Shqipëria dhe Europa për trajtimin që ju bë artistëve, kolegëve tuaj dhe gjithë atyre që i dolën përpara një të keqeje publike, e jo një ndodhie personale (që dhe kjo personalja ka rëndësi, nuk them)! S’nuk fare! Apo s’ju linte sedra?!
Nejse, ju të mahnisni! Ju jeni frymëzimi im!!! SINQERISHT! Teatri i riiiiiiiiii… Dali ka një shprehje epike për mendimin tim. Po jua them! “Artisti nuk duhet të frymëzohet, duhet të frymëzojë”. /Nga Neritan LIÇAJ/