Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. Sh., 61 vjeç, Gj. M., 63 vjeç dhe N. L., 49 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi kanë organizuar një protestë të paligjshme, në sheshin përpara bashkisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin V. D., 42 vjeç, banues në fshatin Vrakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.
Pasditen e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, është vjedhur automjeti tip “Golf 4”, në pronësi të shtetasit F. D., 20 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër. Policia vijon të punojë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e këtij rasti.