Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura në relievet malore verilindore deri në orët e mesditës më pas alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e pasdites. Më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i verilindje-veriperëndimit me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: