Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur dy ditë më parë. Një fermer “u ngjall” pasi disa orë më parë, ishte shpallur i vdekur, duke pirë helmin. Ka qenë Sali Berisha, ai që ka publikuar lajmin, duke iu referuar një portali, i cili e kishte publikuar edhe me video ngjarjen dhe “viktimën”.
“Fermeri i dha fund jetës nga falimentimi! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënim maksimal politikave falimentuese të qeverisë! Lexoni dhe dëgjoni denoncimin e qytetarit dixhital në këtë video i cili denoncon vetvrasjen e nje fermeri tjeter. Fermeri i revotuar me propoganden e qeverise,nje fermer pasi deshtoj se ju kalb produkti nga qe nuk ka treg piu helem ne sere edhe i dha fund jetes!!”, shkruante Berisha në faqen e rij në Facebook.
Në fakt, e verteta ka qenë ndryshe dhe fermeri Arjan Hoxha “u ngjall” nga biznesmeni Gjergj Luca. Ai jo vetëm e “ngjalli” por edhe e nxorri “live” në Facebook, duke e bërë edhe të flasë.
“Edicion i jashtëzakonshëm lajmesh/ Sali Berisha e shpall të vdekur, Gjergj Luca e ngjall… Miq e rëndë kjo ngjarje e sotshme, ish kryeministri Sali Berisha sapo e ka shpallur të vdekur anëtarin besnik të PD-së dhe biznesmenin e ndershëm Arjan Hoxha nga Sulova e Elbasanit. Postimi ende rezulton në facebook-un e Salës ku Arjani rezulton i vdekur ndërsa unë po ua sjell të gjallë e të shëndetshëm!”, shkruhet në faqen Rozafa Fish City në Facebook, ku publikon videot e tij Gjergj Luca.