Gjatë natës lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, me epiqendër në afërsi të Podgoricës dhe Nikshiqit.
Termeti ishte me magnitudën 5.3. Lëkundjet, të cilat janë regjistruar rreth orës 04:06, janë ndjerë thuajse në gjithë Shqipërinë, më shumë në pjesën veriore, Shkodër, Malësi e Madhe.
Ndërkohë, më pas ka pasur termete të vogla, ku më i madhi ka qenë me magnitudën 2.5. Deri më tani nuk raportohet për dëme.