Policia ka zbardhur detaje të reja nga kontrollet e zhvilluara mbrëmjen e djeshme (15 mars) nga forcat RENEA në Sauk, në tentativë për të gjetur Eljo Haton, i cili njihet si “miku” i Ervis Martinajt.
Bëhet me dije se gjatë kontrolleve, poshtë një pallati në Sauk, policia gjeti një makinë të blinduar e cila i përket, Emiljano Ninës, kushëririt të Ervis Martinajt, i cili momentalisht ndodhet në qeli, për shkak të aksidentit pak muaj më parë në digën e Liqenit Artificial.
Brenda në automjet janë gjetur armë dhe bllokues valësh, ndërsa makina përdorej momentalisht nga Olsi Gjoshi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Sa i përket kërkimeve për gjetjen e Hatos, policia nuk pati rezultat. Hato dyshohet se të jetë autori i vrasjes së Gentjan Bejtjas pasditen e djeshme. Vrasja dyshohet se është kryer për motive hakmarrjeje.