Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli është futur në shtëpinë e Big Brother VIP, ku edhe ka prezantuar këngën e tij më të re. Këtë herë, Luizi nuk u fut si banor, por si i ftuari special, edhe pse moderatori Ledion Liço me shaka tha se “ai është banori më i ri”.
Pasi performoi këngën e tij më të fundit “Kce”, Luizi mes batutave tha “tani fillon loja”. Mesazhi që fituesi i Big Brother VIP 2 dha për të gjitha banorët ishte “qeshni sa më shumë”.
Ledion Liço: Luizi nga sot është banori më i ri i BBVIP 3
Luiz Ejlli: Tani fillon loja, mos lëvizin sa të marr valixhet
Ledion Liço: U prenë farë
Luiz Ejlli: Kam Kiarën te shtëpia se kisha ndenj. Jeni të mirë, vazhdoni. Kam firmosur një kontratë nuk më lejohet të them asgjë. Ju them me qejf se të gjithë jashtë i kanë bërë flokët tan si ju. Jeni shumë të mirë. Unë vetëm diçka do ju them. Qeshni sa më shumë.