Shkodrania Rrezarta Beci Demaj, ka qenë sot në qendër të vëmendjes së Radio Elhinki në Grac të Austrisë. Historia e sukesit të një gruaje të shquar dhe dhe sipërmarrëse e suksesshme, Rrezarta ka rrëfyer për dëgjuesit rrugëtimin e jashtëzakonshëm nga adoleshenca në Shkodër në suksesin dhe integrimin në shoqërinë austriake. Ajo ka shrebyer si burim frymëzimi për shumë persona.
Në moshën 17 vjeç, Rrezarta fillon rrugëtimin e saj në fushën e medias, duke punuar për një radio lokale në Shkodër. Megjithatë, ambicia dhe dëshira për të arritur më shumë e shtynë atë drejt një vendimi të rëndësishëm: emigrimin në Austri. Me një shpirt aventurier dhe përkushtim të pakursyer, ajo vendos të përpiqet për një jetë më të mirë dhe shanse më të mëdha për sukses.
Përkundër sfidave të shumta që shoqërojnë një zhvendosje të tillë, Rrezarta integrohet shpejt në shoqërinë austriake. Duke shfaqur një përkushtim të padiskutueshëm dhe një aftësi për të punuar vështirë, ajo gjen rrugën drejt suksesit. Sot, mbi 25 vjet pasi ka arritur në Austri, Rrezarta është një sipërmarrëse e njohur, që drejton me sukses biznesin e saj privat.
Më shumë se vetëm një sipërmarrëse, Rrezarta është një frymëzim për të gjithë ata që përpiqen të realizojnë ëndrrat e tyre. Ajo është një shembull i qartë se me përkushtim dhe sakrifica, gjithçka është e mundur. Historia e saj shpalos se si një grua mund të arrijë nivele të larta të suksesit dhe integritetit në një mjedis të huaj. Rrezarta Beci Demaj është shembulli i gruas që e ka arritur ëndrrën e saj me vullnet dhe durim