Ka marrë përmasa tragjike aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së shtunës (16 mars) në Itali ku humbën jetën shqiptarët Marian Kola, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27 vjeç, si dhe u plagos 28-vjeçari Enrik Nikolla, të gjithë nga Lezha.
Sipas mediave italiane, 300 metra nga vendi ku u përplas makina tip BMW dhe më pas mori flakë, është gjendur edhe trupi i pajetë i një personi të katërt. Ai është Aleks Mhillaj 33-vjeç dhe ishte kunat me 27-vjeçarin Blerim Miha
Trupi i tij u gjet falë denoncimit të bërë nga e dashura e tij e cila i tha policisë se nuk kishte lajme për partnerin e saj, i cili ka qenë në shoqërinë e viktimave të aksidentit. Aksidenti i rëndë ndodhi pranë komunës së Segnit në drejtim të Anagni-Colleferro. Pas aksidentit, BMW shpërtheu në flakë.