Luiz Ejlli po përjeton ndoshta periudhën më të mirë e të bukur të jetës së tij. Që pas daljes nga BBVip 2 si fitues, ai vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm të tregut muzikor por edhe showbiz.
Nga ana tjetër, bashkë me bashkëshorten Kiara Tito, janë në “pritje të ëmbël” të një vajze. Pak ditë më parë, Luizi publikoi këngën e radhës “Kce”, e cila tashmë ka arritur një numër rekord shikimesh. Por mesa duket, ai nuk është akoma i kënaqur.
Prej disa ditësh, ai shihet i veshur me disa rroba që mbajnë rë shkruar me ngjyrë të verdhë “Drit Dielli”. Nuk rezulton që të ketë një markë që prodhon veshje me këtë emër. Por vetë Luizi ka zbuluar diçka.
Në një publikim në rrjetet sociale, ai shkruan: “Vera po afron dhe e ndava mendjen të sfidoj të gjitha linjat e veshjeve ndërkombëtare Drit Dielli. Coming soon”, përcjell Luiz Ejlli.
Ndërkohë, ai ka qenë edhe në Shkodër, mes të cilëve dhe kryebashkiakun Benet Beci, me të cilin ka tashmë një miëqsi të konsoliduar, duke premtuar ede projekte artistike por që akoma nuk kanë ardhur.
Edhe në foto me Becin në zyrën e këtij të fundit, Luizi shfaqet me të njëjtën veshje. Ka menduar të ndjekë rrugën e hapur nga Kiara për prodhimin e veshjeve? Apo kjo është një tjetër shaka publike e Luizit? Gjithsesi, vëmendje po vijon të marrë.