Sa herë që vij n’ Shkodër, shpija ka nja 4- 5 gjana t’ prishuna ose që t’ mbesin n’ dorë dy- tre ditët e para. Duke u perpjek’ me kenë realiste përsa i përket aftësive t’ mija si “handyman”, shumicën ja la dikujt tjetër por diçka të vogël mundem me e rregullu edhe vetë.
Shkoj me ble nji dorcë për dushin, shitsi m’ shef si me ken se asht tuj pa nji alien. Shkoj me kariku telefonin te Vodafoni se interneti n’ shpi nuk punon. Po pres n’ rradh’ e nji burr sa gjysa jeme, don me m’ dal para, nuk e di ca mendon se jam tuj ba n’ kamb’ te dera e dyqanit t’ vogël që nuk xen ma shumë se nji person mbrend.
Te ky rasti i dytë nuk mu ndejt pa i folë, edhe ai me shef si alien. Nuk e di jam pa fjalë, e në të njajten kohë gadi tuj pëlcit….Kur m’ del përpara sheshi te Teatri, kafet kanë liru trotuarin, nuk mund ta besoj, prap m’ vjen me bërtit me t’ madhe, kët herë prej gzimit.
Shkodra jeme asht dashni, veç normale jo…apo ndoshta kshtu janë dashnitë… /Nga Valbona QUKU LISHA, publikuar në Facebook dhe marrë pa leje për publikim/