Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë prej të cilës vuante prej vitesh. Mësuesja e njohur për shumë breza në Tiranë, prej dy vitesh është mjekuar në Francë pas një sëmundjeje të rëndë, të cilën fatkeqësisht nuk ka mundur ta mposhtë.
Lajmin e kanë dhënë në rrjetet sociale shumë mikesha dhe të njohura të Kasimatit. Edlira Çepani shkruan:
Mikja ime e shtrenjte Ina Kasimati do te te mbaj mend gjithmone me buzeqeshjen qe s’e ndaloje kurre, edhe kur kishe mijera probleme mbi shpatulla! Do te te mbaj mend per forcen hyjnore qe kishe per te tejkaluar çdo veshtiresi, megjithese jeta s’qe e drejte me ty! Do te te mbaj mend per miresine e shpirtit qe kishe, per aktivizmin tend qe na jepte force te gjitheve! Per dashurine qe kishe per dy djemte e tu, per qytetaren model qe ishe, per menyren si ndikoje pozitivisht te çdo njeri qe kishe prane! Nuk do te te harrojme kurre, sepse ke lene tek une e tek te gjithe ata qe te njohen, nje copez parajse ne kete toke me kujtimin tend! U prehsh ne paqe mikesha ime e dashur, dashuria e gjithesecilit prej nesh per ty, do te jete aty per djemte e tu! ❤
P.S. Pemen e qershise se Amantinit te vogel e rrisim çdo dite me shume dashuri! Ashtu do te ruajme kujtimin tend çdo dite! Na kepute shpirtin o shoqe… do na mungosh mungosh shume shume shume…. 😭
Rreth 4 javë më parë, në rrjetet sociale nisi një maratonëë solidariteti që Ina Kasimati të mund të kthehej në atdhe dhe në pak se 3 orë, u mblodhën fondet e nevojshme që ajo të realizonte dëshirën e saj, e fundit në këtë jetë.