Në kuadër të Plan-Operacionit “ROADPOL”, për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin celular gjatë drejtimit të mjetit, janë vendosur 35 masa administrative.
Gjithashtu gjatë kësaj jave:
Arrestuar në flagrancë 1 shtetas “Per drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” (Në gjendje të dehur) si dhe janë proçeduar në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” (Pa leje drejtimi).
Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.
Per periudhen 17-23.03.2024, janë marrë në total 1081 masa administrative- gjobë për drejtuesit e automjeteve.