PD Rithemelimi në Malësi të Madhe, ka zyrtarizuar kandidatët për kryetar të kësaj dege. Janë propozuar 5 emra, të cilët i janë dërguar Kryesisë në Tiranë që do të bëjë edhe përzgjedhjen e fundit që do të dërgohet për votim nga demokratët malësorë.
Emrat e propozuar nga dega e Malësisë së Madhe, janë:
-Gjovalin Veshtaj
-Ferdi Sterkaj
-Kujtim Ibraj
-Armenis Kukaj
-Nikoll Gjinaj
Vlen të theksohet se emrat më të njohur por edhe të mundshëm, të cilët mund të vijnë për votim në Malësinë e Madhe janë Gjovalin Veshtaj, Ferdi Sterkaj dhe Kujtim Ibraj. Mes tyre, më i kuotuari për të qenë kryetar është Ferdi Sterkaj.
Ndërkohë, mësohet se votimi “një antar, një votë”, pritet të realizohet në Malësi të Madhe në fundin e javës së parë të prillit.