Kush ka mbetë pa e marrë vesht se çka asht Shkodra, po ju sjell prajshëm ndërmend se Shkodra përkundet prej shejtnisë së trinitetit: Kafja e Madhe – Kisha e Madhe – Arra e Madhe.
Në Shkodër kumontë e kishave e altoparlantët e xhamive i kurdisin sahatet asisoj, që mos me ia prishë ritmin sho-shoit.
Në Shkodër turistët mund të këndojnë jare e gazetarët mund të intervistojnë regjisorin në skenë, teksa koncerti asht në kulmin e vet.
Veç n’Shkodër ka polic për me drejtue trafikun e biçikletave, anipse biçikletat e dinë vetë rrugën për n’shpi..
S’do t’ketë vend tjetër n’botë ku ka nji Shpi Mushkajash e nji kullë pa sahat.
Aq indiferentë janë shkodranët ndaj asaj që s’asht e tynia, sa kur ndonjena kërkon supë në lokalin buzë liqenit, kamarieri ia pret shkurt: “Po na s’jena në kohë të qoftlargut, moj zote!”
Me nji marrëveshje të heshtun, në Shkodër, dugajt mbyllen në zheg e, prite Zot, ba me gërsitë zilja e derës në kohë zhegut, gjithkush e din mirë se mundet me kenë o ndonji jabanxhi, o ndonji katundar i cili përcillet me përgjumje mbasgrrilash.
Në Shkodër mundesh me përshëndetë këdo e, pa asnji dyzim, përshëndetja të kthehet e shumëfishueme.
Në Shkodër bahen bejte në lokale e klietët përfshihen kandshëm në humor e kangë, anipse nuk njifen ndërvedi.
Birrat pihen me gjevrekë e uji i Rusit krahasohet me vajzat e Dudasit.
Në Shkodër, nama ma e madhe asht “t’rruftë Perja” ose “t’raftë e mira”, prandaj mirardhëshi në Shkodër, miq… /Nga Rozafa SHPUZA, publikuar në Facebook/