Vllaznia luan pasditen e së mërkurës ndeshjen e parë gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë duke qënë mysafire në Rrogozhinë për të luajtur përballë Egnatias vendase.
Për trajnerin kuqeblu, është një ndeshje e vështirë, por sipas tij, Vllaznia i ka marrë masat për të shkuar në finale. Mungesa e rezultateve të fundit ka komente që ka ardhur edhe nga mungesa e harmonisë, e cila ka qënë forca kryesore e skuadrës, por Osmani nuk është i këtij mendimi.
Për këtë ndeshje është menduar rikthimi mbrojtësit Geralb Smajli, por sipas teknikut Osmani, është në diskutim, pasi nuk është rikuperuar akoma plotësisht.