Ramir Hadëri pritet të zyrtarizohet si drejtori i ri rajonal i AKU Shkodër. Bëhet me dije se ai është i vetmi kandidat që është kualifikuar në fazën e parë të përzgjedhjes, pas njoftimit pët hapjen e konkurrimit për këtë post.
Hadëri është paraqitur sot për intervistë në fazën e dytë, duke qenë shumë pranë zyrtarizimit si drejtor rajonal i AKU Shkodër. Ai ka mbuluar edhe pozicione të tjera të rëndësishme në nivel rajonal dhe bëhet fjalë për një rikthim në këto nivele, pasi më herët ishte në krye të IKMT- së në Shkodër.
Ramir Hadëri pritet të zëvendësojë në këtë pozicion Gjergj Sokolin, i cili u dorëhoq nga kjo detyrë me datë 19 mars 2024.