Ka ndërruar jetë 13 ditë pasi u rrëzua nga terraca e biznesit të familjes së tij në Lezhë, 21-vjeçari, Klajvert Çuni.
I riu pas incidentit më 23 mars, u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Çuni, i cili ishte pjesë e akademisë së futbollit të Shënkollit, kishte marrë plagë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.