Me 3 mars 2024, u bë e ditur se Bashkia Shkodër do të nisë punën për rivënien në funksionim të Sahatit të Shkodrës, një nga simbolet e këtij qyteti, i cili nuk funksiononte.
Ditën e sotme, ne redaksinë e ShkodraWeb ka mbërritur një foto pikërisht nga ky monument i historisë së re të Shkodrës. Ajo që bie në sy është heqja e fushës së sahatit, vendosja e skelave por edhe kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci në ndjekje të punës që duket se ka nisur për rivënien në funksion të Sahatit.
Sahati i Shkodrës është një nga simbolet identifikuese të qytetit të Shkodrës, duke qenë sot ndoshta një nga toponimet më të përdorura, pikë referimi për shkodranët por edhe ata që e vizitojnë kryeqendrën e Veriut.