Shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të Animals Need Me: Sipas Ligjit të Veterinarisë 10465 të vitit 2011 dhe VKM 475 të 2021, çdo bashki duhet të:
-Sterilizojë kafshët endacake në territorin e vet
-Identifikojë kafshët me pronar dhe ato endacake në territorin e vet
-Strehojë kafshët endacake në territorin e vet
Krahas qytetarëve që braktisin pa asnjë pasojë, qyteti ynë po rëndohet me qen të qyteteve të tjera dhe kjo përgjatë 5 viteve të fundit. Çdo punë e bërë me shumë mundime nga ana jonë, nuk ka rezultat. Shkodra nuk mund të bëhet hambar për shkarkim, grumbullim dhe strehim qensh‼️
NUK KA MË KAPACITET.
Organizata jonë ka bërë një kërkesë në Bashkinë Shkodër për ashpërsimin e Sanksioneve mbi shkeljet administrative që lidhen me braktisjen e kafshëve të shoqërimit, gomerëve dhe kuajve, por edhe shkarkimin e qenve nga bashkitë e tjera.
Gjithashtu, bëjmë thirrje për hapjen e kamerave të Rusit me qëllim identifikimin e mjetit dhe shoferit! Na ndihmoni t’i identifikojme këto bashki dhe t’i vendosim para drejtësisë!
Çojeni zërin para këshillave bashkiakë e drejtorëve të zyrave përgjegjëse, të cilët paguhen me taksat tona për të zhvillu veprimtarinë e tyre! Kërkoni transparencë nga qeveria lokale dhe menaxhim etik të problematikës së kafshëve endacake.