Rreth 200 vullnetarë, punonjës të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të tjera i janë bashkuar aksionit të pastrinit në zonën turistike të Thethit. Ky aksion vjen në prag të nisjes së sezonit turistik në këtë perlë të natyrës.
Pjesë e këtij aksioni, ka qënë edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili në një intervistë për mediat ka falenderuar të gjithë pjesmarrësit e këtij aksioni, ndërkohe deklaroi që Bashkia Shkodër ka një vemendje të veçantë ndaj pikave turistike.
1800 thasë me mbetje ka qënë rezultati i këtij aksioni, i pari i këtij lloji në zonën e Thethit, ndërhyrje kjo e cila kërkon të përcjell edhe një mesazh për të gjithë për një mjedis të pastër.