Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin O. Z., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kundërshtuar veprimet e punonjësve të Policisë së Rendit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. H., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjet, i është gjetur 1 mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
A. P., banues në fshatin Stajka, pasi ka bërë kallëzim një 57-vjeçar, se ky shtetas e ka kanosur nëpërmjet telefonit.
Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., banues në Shkodër, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi Sh. K., 49 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.