Rreth orës 11:25, në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Shkelqim Kazazi, 49 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Shkelqim Kazazi, ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
LEXONI EDHE: Ka humbur kontaktet nga mëngjesi i të premtes, familja thirrje për ndihmë për të gjetur 49- vjeçarin shkodran