Deputetja e PL- së Monika Kryemadhi, aq sa e përkrah edhe e kritikon kryetarin e PL-së Ilir Meta në sulmet e tij ndaj SPAK.
Pyteje: Si i komentoni sulmet e Metës ndaj SPAK?
Kryemadhi: Në çdo fjalë që Meta ka thënë për kapjen e drejtësisë nga qeveria jam shumë dakort, por mënyrën e them përsëri mendoj se vjen nga revolta. Mendoj se SPAK është vegël e Ramës dhe beteja jonë nuk është ndajSPAK.
Pyetje: A jeni dakort me sulmet ndaj Dumanit?
Kryemadhi: Ju duket normale ju që gazetat e Erion Velisë hapin faqet e para në 7 të mëngjesit me njoftimin që SPAK çon te të tjerët. Pra lajmi kalon nga gazetat e Erion Velisë para të vijë te qytetarët?
Pyetje: A jeni ndjerë e sulmuar nga Meta ditët e fundit?
Kryemadhi: Më shumë se ç’ më ka sulmuar Rama e Veliaj pse nuk ju dhimbset kjo ju? Bashkëshorti nuk më ka sulmuar si bashkëshorte por si politikane. Po keq ju ka ardhur juve që Veliaj ka paditur në SPAK mamanë time dhe fëmijët e mi.
Pyetje: Do kandidoni për presidente të PL- së?
Kryemadhi: Zonjë, unë kandidoj me mendime nuk kandidoj me kandidatura…