Shkrimi i mëposhtem nga ku janë paraqitur faktet konkrete dhe mjaft interresante, është pershtatur disi dhe është marrë nga Z. Genc Hoti “Kritika e Historisë së Teatrit » burimi kryesor i të cilit është Andrea Skanjeti me librin etij “100 vjet Teatër në Shkodër 1879-1979 (kujtime)”. Dy paragrafet e fundit janë shkëputur nga Wikipedia.
Që nga titulli duket një ndërmarrje e vështirë me gjithë dëshirën e mirë për të shkruar diçka për historinë rreth Teatrit në Shkodër. Gjithsesi në bazë të kërkimeve të gjata dhe pothuaj të gjithanshme (libra, internet) arritëm të gjejmë nga dy– tre burime me një informacion të pasur rreth kësaj teme. Është një shkrim i gjatë, maratonë, megjithatë per ta bërë leximin të thjeshtë dhe të mundshëm per gjithsecilin do e sjellim këtu në pjesë të shkurtëra!
Shoqëritë teatrore
Shkodra është e dalluar në lëvizjen teatrore që në kohët e hershme, një qytet që ka një traditë të pasur, të lakmueshme, djepi i lindjes së Teatrit në Shqipëri, rrënja themelore e lindjes se Teatrit Popullor me vone në v. 1945 (Sot Teatri Kombëtar) . Deri ne themelimin e Teatrit profesionist ne Shkoder ekzistonin shume shoqeri qe linden dhe shfaqen portretin e tyre artistik amator: “Shkolla Fretnore” (1861), Kolegji Saverian (1905) me grupet deputuese: “Seminari papnuer”, “Kongregacioni i Zonjës Nunciatë”, “Oratoria e Zemrës së Krishtit”, “Rrethi bamirës i Sh’Jozefit”, “Orfanotrofi i zemrës së Krishtit”; e më vonë shoqëritë: “Leka”, “Iliria” (1931), Shkolla e Motrave Stigmatine (1878), Shoqëria”Rozafat” (18.02.1918), “Shoqëritë: “Mustafa pasha” me kryetar Ibrahim Gjyrezin e “Vaso Pasha” me kryetar Hilë Mosin, të cilat u shkrinë dhe morën emrin “Vllaznia” (1919-1935);”Gëzimorja” (Shirokë, 1922), “Populli” më vonë u quajt “Shkodra” (1923), “Grupi i Gjon Krajnit” (1923), “Atmja e lirë” (1932), “Djelmnia Antoniane” (1933) në përbërje të cilës më vonë: “Rrethi i Don Boskos” e “Scuola Cantorum” (1935); “Malet tona” (1934), “Grupi shkodranë” (1936), “Besa” (1937), “Komuniteti bamirës musliman” (1938), “Karnavalet” (1861, ndoshta dhe më parë), si dhe shoqëritë ndihmëtare e punëtore etj. Më e rëndësishmja në këtë histori është ekzistenca në qytetin e Shkodrëse shtatë teatrove, bashkangjitur shkollave dhe shoqërive.: Salloni i Kolegjit Saverian ndërtuar më 1890 me 450 vënde.
Salloni i Shkollës Françeskane me 300 vënde; Salloni i Shkollës Stigmatike me 250 vënde (në librin e Tonin Zadejës jepet 300 vende, ; Salloni i Shkollës së Parrucës (ndërtuar për kinema-teatër nga ushtritë austro- hungareze gjatë luftës së I-rë botërore) me 400 vënde; Kinoteatri “Rozafat” me 400 vënde ; Salloni i shoqërisë “Bogdani” me 350 vënde ;Salloni i shoqërisë “Vllaznia” me 400 vënde ; Në këto sallone e kinoteatro për 66 vjet pa pushim u lëvrua Teatri Kombëtar Shqiptar duke u imponuar banorëve të qytetit ndërgjegjen kombëtare, krahas luftës për gjuhën dhe shkollën shqip. Pikërisht:më 20 shkurt 1879 nga nxënësit e Shkollës Saveriane, pas një akademie poetiko-muzikore, u dha farsa “Mako” e Jul Qezarit, përkthyer shqip dhe përshtatur zakoneve shqiptare, duke u konsideruar shfaqja e parë në historinë e Populli Shqiptar . Ne zhvillimin e tij, i cili qëndron ne themelin e Teatrit tone Kombëtar luajten nje rol te rendesishem dhe merite kishin Eterit Jezuit edhe Etërit Françeskanë.
Shtypi i kohës (1879-1945), ditaret e shoqërive përkatëse të atyre kohërave qe deshmojne ne lindjen dhe zhvillimin e nje Teatri shqiptar janë pasqyruar në dy libra: “100 vjet Teatër në Shkodër 1879-1979 (kujtime)” me autor regjizorin e këtij teatri Artistin e Popullit Andrea Skanjeti (1906-1992) botuar më 2002 dhe “Jeta kulturore e Shkodrës, mesi i shek. XIX – XX”, të botuar në “MVSIKA ALBANIKA”, vëll. II(studime dhe dokumenta) me autor muzikologun Tonin Zadeja (1926), botuar më 2006, faqe 37 – 71.
Viti 1879. Në këtë pikë kemi fillimin e një Teatri Kombëtar (përpara lidhjes së Prizrenit)
Më 24 tetor 1880, nxënësit e Shkollës Françeskane shfaqën dramën “Nata e Kshndellave”, të shkruar nga poeti arbëresh, françeskani Leonardo De Martino, e cila është shfaqja e dyte . Po këtë vit kjo dramë është shfaqur edhe nga nxënësit e Shkollës Stigmatike.
Në shkurt të vitit 1882, në sallonin e ri të Kolegjit Saverian jepet drama “Ibiri i çifutit” përkthyer nga italishtja nga Pashko Babi (A.S. f. 18), e cila është shfaqja e tretë në historinë e teatrit kombëtar shqiptar. Nga nxënësit e Shkollës Françeskane u shfaq më 1905, për herë të parë, komedia “I ligu përmend”, përshtatur nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta; me skenë të punuar nga Simon Rrota. Po këtë vit u shfaq tragjikomedia “Kushtrimi” ose “Marka Kulikryeqitas” shkruar nga At Shtjefën Gjeçovi. (A.S. f. 18)
Thelbin e trupave teatrore në qytetin e Shkodrës e përbënin tre grupe kryesoretë drejtuara nga Etërit Jezuitë.
1.Grupi i nxënësve të Kolegjit Saverian
2.Grupi i rrethit Sh. Jozefit
3.Grupi i Oratores së Zemrës së Krishtit (A.S. f. 26)
Më vonë u krijuan grupe të tjera, si ai i Kongregacionit të Zojës Nunciatë, i organizatës Don Bosko, Seminari Papnuer dhe shoqata “L.E.K.A.” (A.S. f. 26).
Më poshtë një kronike e të gjitha shoqërive dhe aktivitet e tyre teatrale :
-Veprimtaria teatrore e nxënësve të “Kolegji Saverian” paraqitet si më poshtë, duke pasur parasysh qe aktivitetin e tij Kolegji e ka nisur qe ne krijim, ne vitin shkollor 1877-1878 (A.S. f. 35):
Më 10 shkurt 1909 u shfaq pjesa gaztore “Mësuesi i katundit” ose “Shkolla e Katundit” shkruar nga Anton Xanoni. Po në vitin 1909 shfaqet drama e Silvio Pelikos “Bardhi i Ferdinandit” me përkthim të Shuk Gurakuqit.
“Sh’ Eustaku” me autor Kolë Thaçin dhe “Tremartirët e Casaresë” me përkthim të Kolë Thaçit dhe të shfaqura më 1911 .
Me 2 shkurt 1914 shfaqet drama e Lemoyene-it “Llogoret e mullinjve” të përkthyer nga A. Xanoni.
Kjo dramë u rishfaq më:
11.2.1914 / 10.2.1915 / 1920 / 1921 / 20.11.1925 / 7.2.1932 / 1935 / 31.1.1937 me 7 dhe 14.2.1937.
Me 24 shkurt 1914 shfaqet e para dramë mbi Heroin tonë Kombëtar në Shqipëri “Skëndërbeu”, me 5 akte, e punuar nga Anton Xanoni. Po kjo dramë, por tashmë e përkthyer nga frëngjishtja nga Gjon Bazhdari, u vunë ne skenë më 27.11.1914, pas së cilës u luajt komedia e shkruar nga Anton Xanoni “Profesor Llapa”.
Më 10.2.1015 u shfaqë komedia “Lejleku në Shkodër” shkruar nga Anton Xanoni. Më 1916 jepet drama me 4 akte “Juli” e përkthyer nga Kolë Mirdita. Po këtë vit jepet drama me 5 akte “Vdekja e Skëndërbeut” me autor Helenau (Kolë Mirdita). Drama e fundit i rishfaq më 17 janar 1917 me rastin e 450 vjetorit të vdekjes së Skëndërbeut me regjizurë të vetë autorit.
Më 1917 u dha premierë komedia me 3 akte “Dy nipat e Kontit Kavur” ose “Dy savojardët” me përkthim Frano Lufin. Po këtë vit jepet drama “Moisi Golemi” në pesë akte shkruar nga Anton Xanoni me rregji të Gjon Pantalia. Më 1919 u çfaq premiera “Fernando Kortez”, dramë historike me 4 akte shkruar sipas romanit me të njëjtin titull nga Ndoc Vasia.
Më 1920 shfaqet nga nxënësit e Kolegjit Saverian, bashke me disa aktorë të shoqërisë “Bogdani” boceti dramatik “Ora e Shqypnis” e drejtuar nga Gjon Pantalia. Po kjo dramë u shfaq në Gjirokastër, Delvinë dhe Sarandë, nga studentë të Gjirokastrës.
Në vitin 1921 nxënësit e kolegjit shfaqën tri komedi të përkthyera nga italishtja dhe të adaptuara shqip: “Fluturoj dysheku” dhe “Batakçiu i rrejtun”punuar nga Ndoc Vasia si dhe “Kudo rafsha mos u vrafsha” të shkruar nga Zef M. Harapi. Po këtë vit, më 2 dhjetor u shfaq komedia në 4 akte “Shkolla e magjarëve”, të përkthyer nga Kolë Plani. Gjatë vitit 1922-1924 nga kolegjialët saverianë u shfaqën edhe këto pjesë teatrore:
“Bilbili” komedi në dy akte e adaptuar nga italishjta me autor Ndoc Vasinë.
“Konte Kavalo”, drama mesjetare e përkthyer nga italishtja prej Cuk Simonit
“Dy gungaçat” komedi me tre akte e Molierit e adoptuar nga Ndoc Vasia.
“Gjoni nga Kale” dramë e përkthyer nga italishtja në 3 akte.
“Isaku” dramë e përkthyer nga italishtja në 3 akte.
“Shjor Puci” melodramë nga Zef Gianini, përkthyer në vargje nga Dom Lazër Shantoja.
“Ciko Pistolja”, komedi me 3 akte e adaptuar nga italishtja.
Gjatë vitit 1925-1928 nxënësit e Kolegjit Saverian dhanë këto shfaqje (të dokumentuara):
“Luigj Gonzaga”, melodramë në 3 akte të shkruar nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta.
“Shën Françesku”, dramë në 3 akte nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta, botuar me 1912 nga shtypshkronja Nikaj. “Nje familje fatosash” drame e perkthyer nga italishtja me autor Ndoc Vasia
“Triumfi i kristianizmit”, drame ne tre akte e perkthyer nga italishtja.
“Kostandini i madh” drame historike e perkthyer nga italishtja.
“Eustaku” drame nga P. Metastazi, perkthyer lirisht ne vargje nga Kole Thaci
“Shpata e Skenderbeut” ose “Ballaban Pasha” drame ne tre akte shkruar nga Anton Xanoni. Drama pati sukses te jashtezakonshem dhe u vu ne skene disa here me aktore te ndryshem jo vetem me rastin e 15 vjetorit te pavaresise me 28 nendor1927, por edhe me 1928, 1937, me 1938 dhe me 8.11.1942.
Nxënësit e Kolegjit Saverian per 50 vjet, nga viti 1878 dhe deri ne vitin 1928 kane shfaqur me se 100 pjese teatrore shqiptare dhe te huaja.
Teatri jezuit Ora e Maleve 1920
Nga viti 1929 deri me 1933, kur dhe u mbyll me urdherese te qeverise mbreterore, u shfaqën këto pjesë:
“Leoni i madh”, drame ne tre akte e perkthyer
“Konti Retimos” drame mesjetare fiorentine në tre akte e perkthyer nga Henrik Lacaj (1929).
“Skenderbeu dhe mbarimi i tradhetareve” drame historike me 5 akte (1930) e perseritur edhe 3 here te tjera po ate vit. “Konti i Drishtit” drame ne tre akte nga Kole Dema (15.2.1931)
“Ciko Pistolja” komedi e perpunuar nga Ndoc Vasija ne tre akte
“Hija e sir Gjergjit Gleutorn” drame e perkthyer dhe adaptuar shqip (1933)
“Fluturon dysheku” farse me nje akt e perkthyer dhe adaptuar shqip (1933)
Gjate kesaj periudhe jane shfaqur edhe komedite:
“Shkarpa e fellanxa”, “Telegrafi 1 prill”, “Veshet ne piru”, “Dy sherbetoret”, “Xhuxhmaxhuxhet”, “I shpejti dhe i ngadalshmi”.
Me pjesen humoristike “Kontekaciku” u mbyll veprimtaria e Kolegjit Saverian, i cili gjate 55 vjeteve te jetes se tij vuri ne skene 117 pjese teatrore (A.S.faqe 26-39 ) .